15/06/2024

Lufta nuk ka mbaruar ende,mos u zhvendosni në Veri-paralajmëron Izreali

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëdhënësi Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Avichay Adraee u është drejtuar me një mesazh banorëve të Gazës, duke thënë se lufta nuk ka përfunduar ende.

Adraee u ka bërë thirrje atyre që të mos zhvendosen në veri të Gazës dhe të qëndrojnë në zonën humanitare në jug të rajonit, transmeton Telegrafi.

“Lufta nuk ka përfunduar ende. Pauza humanitare është e përkohshme. Rripi verior i Gazës është një zonë e rrezikshme lufte dhe është e ndaluar lëvizja në veri. Për sigurinë tuaj, ju duhet të qëndroni në zonën humanitare në jug”, ka deklaruar ai.

“Mund të lëvizni nga veriu i Rripit në jug nëpërmjet rrugës Salah al-Din. Lëvizja e banorëve nga jugu i Rripit në veri është e rrezikshme”, u shpreh tutje.

Thirrja e tij vjen pas nisjes së armëpushimit katër-ditor midis Izraelit dhe grupit Hamas. Armëpushimi ka për qëllim shkëmbimin e pengjeve nga të dyja palët.

Ky është armëpushimi i parë pas gati dy muajsh i arritur midis Izraelit dhe Hamasit, që kur filluan luftimet më 7 tetor. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...