Në ambientet e jashtme të bashkisë Tiranë po mbahet këtë të martë dhe protesta e 10-të e mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë.
Kjo protestë e radhës shënoi një ndryshim të skenarit nga ana e organizatorëve, ku në ndryshim nga hedhja e mjeteve shpërthyese në drejtim të godinës, u dogjën disa goma makinash.
Protestuesit tentuan disa herë heqjen e gardhit, duke u përplasur me uniformat blu.
Të pranishëm në protestë ishin përfaqësues të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak dhe përfaqësues nga Aleanca për Teatrin.
Protestuesit dëgjuan fjalimet e përfaqësuesve politikë, të cilët kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Protesta, e iniciuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe e mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë, vjen pas arrestimeve të disa zyrtave të bashkisë, nga SPAK, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”. /Telegrafi/