17/06/2024

Nisin hetimet për 16 policë të Rinasit, dyshohen për kalime ilegale të kufirit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjashtëmbëdhjetë punonjës të policisë kufitare në Aeroportin e Rinasit në Shqipëri dyshohet se janë përfshirë në një skemë korrupsioni për kalimin e personave drejt vendeve të Bashkimit Evropian, në mënyrë të paligjshme.

Për tetë prej tyre tashmë është caktuar masë sigurie, ndërsa tetë të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Sipas një njoftimi nga Prokuroria e Tiranës, punonjësit e policisë dyshohet se, në bashkëpunim me pronarin e një agjencie udhëtimesh, kanë siguruar mundësi për kalimin e qytetarëve të dëbuar shqiptarë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për njërin prej punonjësve të policisë kufitare; “arrest shtëpie” për tre të tjerë dhe “detyrim për t’u paraqitur në polici” për katër të tjerë.

Dyshimet që bien mbi ta, kanë të bëjnë me “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

Pronari i agjencisë që ka bashkëpunuar, u ndalua pak ditë më parë, pasi u kap me lëndë narkotike.

Sipas Prokurorisë në Tiranë, së paku 200 shtetas janë lejuar të kalojnë paligjshëm nga Aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza” drejt vendeve të BE-së.

Në një rast rezulton se është lejuar edhe kalimi i një të mituri pa prokurën e prindit.

Grupi që mundësonte kalimin, thuhet se përfitonte një shumë prej 500 eurosh nga secili.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...