Këtë të premte është zhvilluar protesta e katërt në ambientet e jashtme të Bashkisë Tiranë.
Protesta e opozitës për të kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt, pas arrestimeve të zyrtarëve për dosjen korruptive “5D”, është tensionuar 1 orë pas nisjes së saj.
Pjesëmarrësit në tubim kanë hedhur molotovë në drejtim të derës kryesore të institucionit, ndërsa përfaqësuesit e opozitës si Belind Këlliçi, Tedi Blushi e Klevis Balliu kërkuan nga SPAK arrestimin e Veliajt.
Pak pasi protesta ka agravuar, nga policia janë vënë në pranga dy prej protestuesve pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur lëndë piroteknike.
Të dy protestuesit e ndaluar kanë qenë të shpallur në kërkim për protestën e javës së kaluar, pasi hodhën molotov në drejtim të Bashkisë. /Telegrafi/