05/02/2025

Me goma t’dimrit nga sot 15 nëntor deri më 15 mars 2024

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Afati ligjor për ndërrimin e gomave të verës me ato të dimrit në Kosovë është nga 15 nëntori dhe vlen deri më 15 mars.

Përveç ndërrimit të gomave, shoferët janë të detyruar me ligj që të jenë të pajisur edhe me zinxhirë, gjatë gjithë kësaj periudhe kohore.

E sot, Policia e Kosovës ua rikujton datën të gjithë drejtuesve se duhet të fillojnë të përgatiten për sezonin dimëror.

Policia e Kosovës, në vazhdimësi u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të fillojnë përgatitjen e automjeteve të tyre për sezonin dimëror, që fillon nga sot, datë 15 nëntor dhe zgjat deri më 15 mars.

Gjatë kësaj kohe, nga ata kërkohet që t’i kenë me vete pajisjet dimërore.

“Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

Për mosrespektim të afatit për ndërrim të gomave apo mungesës së zinxhirëve, shoferët gjobiten nga Policia e Kosovës.

Shoferi që drejton automjetin pa pajisje dimërore, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 40 eurosh.

Ndërkaq, sipas Ligjit, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 deri në 300 euro, edhe personi juridik apo institucioni publik në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar shoferi.

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...