21/12/2024

Milan Radoiçiq në mesin e sulmuesve terroristë në veri, a duhet të shpallet Lista serbe organizatë terroriste?

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar sot një video të sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ndërkaq në mesin e sulmuesve është edhe nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiq.

E për këtë ekspertët e sigurisë, Fadil Kajtazi dhe Avni Islami thanë se Lista serbe nëse nuk distancohet nga Radoiçiq atëherë ai është krahu ushtarak i asaj partie e cila duhet të shpallet si organizatë terroriste.

Kajtazi në një prononcim për Telegrafin tha se përderisa Milan Radoiçiq është i kërkuar nga organet e drejtësisë Lista serbe është dashur të distancohet nga ai.

“Deri sa Milan Radoiciq ka qenë nënkryetar i Listës serbe dhe është kërkuar nga organet e Kosovës për vepër penale pjesëmarrje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe njëkohësisht ka qenë dhe në listën e zezë të kërkuar nga ShBA-ja, Lista serbe është dashur të distancohet nga ai dhe ta shkarkojë ose pezullojë funksionin e tij deri në një vendim gjyqësor.

Por, për vetë faktin që ai nuk iu ka dorëzuar organeve të drejtësisë, ai vazhdon të jetë nënkryetar fuqiplotë në Listën serbe, është i implikuar në grupin terroristë që sulmoi Policinë e Kosovës e në mënyrë automatike ai grup është krah i armatosur i Listës serbe. Kjo është një situatë që kërkon një shpjegim të juristëve me përvojë në këtë aspekt se a duhet të shpallet apo jo Lista serbe, organizatë terroriste”, ka thënë Kajtazi.

Eksperti i sigurisë, Avni Islami për Telegrafin ka thënë se nuk ka dilemë që Lista serbe i plotëson të gjitha elementet që të shpallet terroriste.

“Lista serbe në vazhdimësi i përkrahte dhe është duke i përkrahë grupet terroriste që në vazhdimësi muajt e fundit kanë kryer akte të tilla. Ky i fundit që ishte një ndër aktet më të rënda e i mirë organizuar ishte më tepër se një akt terrorist, duke pas parasysh se ky grup i strukturuar paramilitar dhe ushtarak ishin të armatosur deri në dhëmb.

Madje dhe me mjete të rënda luftarake e po ashtu kishte zinxhir komandues ngase komunikimet me radio lidhje jashtë perimetrit tregojnë qartë se zinxhir komandues shkon deri te presidenti Vuçiq”, tha Islami duke shtuar se “kur shteti inkriminohet ose merr pjesë në akte të tilla ky është akt terrorist shtetëror i Serbisë i kryer në një shtet tjetër”.

Ndryshe, në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ndodhën sulme terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Rashiti si dhe u lëndua një tjetër.

Pas kësaj Policia e Kosovës reagoi duke kërkuar nga terroristët të dorëzohen, ata refuzuan të dorëzohen duke vazhduar sulmet me armë ndaj policisë.

Nga gjuajtjet me armë zjarri, tre terroristë u vranë, dy janë arrestuar, dhe katër persona tjerë janë arrestuar për përfshirje.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...