15/11/2024

Minatorët të enjten protestojnë para Qeverisë: Kërkojmë bukën e gojës për vete dhe familjet tona

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se minatorët do të protestojnë të enjten para objektit të Qeverisë në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se protesta paqësore për shprehjen e pakënaqësive, do të mbahet në orën 12:00.

“Minatorët e Trepçës së Kosovës kanë marrë vendim për të organizuar protestë paqësore për shprehjen e pakënaqësive, për padrejtësitë e vazhdueshme që tashme janë bërë të ditura, pra mosrealizimi i pagave për minatorët e Trepçës për më shumë se dy muaj.

Protesta do të mbahet në Prishtinë pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, ditën e enjte, me datë 15.08.2024 nga ora 12:00.

Marshimi do të fillojë nga sheshi Zahir Pajaziti-Prishtinë, deri pranë objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas minatorëve, kjo protestë reflekton kërkesën e vetme të minatorëve për pagesën e pagave të papaguara që gati tre muaj dhe protestën e shohin si mjet për të kërkuar bukën e gojës për vete dhe familjen e tyre.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...