Ministrat e Jashtëm të vendeve të mëdha demokratike të Grupit të Shtatë (G7) paralajmërojnë se veprimet dhe kundërveprimet në Lindjen e Mesme rrezikojnë ta tërheqin rajonin në një konflikt më të gjerë nga i cili asnjë vend nuk do të përfitonte.
“Veprimet dhe kundër-reagimet rrezikojnë të zmadhojnë këtë spirale të rrezikshme dhune dhe të tërheqin të gjithë Lindjen e Mesme në një konflikt më të gjerë rajonal me pasoja të paimagjinueshme”, thotë G7 në një deklaratë pas takimit në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Ata bënë thirrje për ndalimin e ciklit aktual shkatërrues, ndërsa theksuan se asnjë vend nuk do të përfitojë nga një përshkallëzim i mëtejshëm në Lindjen e Mesme”.