05/10/2024

Ushtria izraelite njofton rifillimin e sulmeve në jug të Libanit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ushtria izraelite tha se ka kryer sërish sulme ajrore në jug të Libanit, raporton Anadolu.

Në deklaratën nga Zyra e zëdhënësit të ushtrisë izraelite thuhet se pas sulmit të kryer dje ndaj rreth 1.300 objektivave në Liban, edhe sot avionët luftarakë bombarduan objektivat për të cilët pretendohet se i përkasin Hezbollahut.

Më tej në deklaratë thuhet se janë shënjestruar depot e armëve, qendrat komanduese dhe infrastruktura ushtarake e Hezbollahut në jug të Libanit dhe në rajonin Beqaa.

Në shumë vendbanime në veri të Izraelit në orët e mëngjesit ranë alarmet për sulm për shkak të raketave të lëshuara nga Libani. Teksa vazhdojnë sulmet ajrore të ushtrisë izraelite, mësohet se që nga mëngjesi janë lëshuar rreth 100 raketa nga Libani drejt Izraelit.

Nga zona u ngrit tym për shkak të disa raketave që kanë rënë në zona të hapura të vendbanimit. Zjarrfikësit izraelitë po përpiqen të shuajnë me 6 ekipe zjarrin e paraqitur.

Në qiell u dëgjuan shpërthime për shkak se sistemet e mbrojtjes ajrore izraelite shkatërruan raketat e lëshuara nga Libani. Në anët e rrugëve, në zona të hapura në disa pika në veri të Izraelit kanë rënë raketa.

Në anën tjetër, në qiejt e qytetit strategjik Haifa në veri të Izraelit dëgjohen avionët luftarakë izraelitë.

– Në sulmet e Izraelit në Liban humbën jetën 492 persona

Ushtria izraelite që nga mëngjesi i djeshëm ka kryer qindra sulme ajrore në qytetet jugore të Libanit si dhe në rajonet Beqaa dhe Baalbek.

Ministria libaneze e Shëndetësisë ka njoftuar se në sulme kanë humbur jetën 492 persona, përfshirë 35 fëmijë dhe 58 gra dhe se janë plagosur 1.645 të tjerë. Ndërkohë nga rajonet jugore të vendit vazhdon vala e migrimit drejt kryeqytetit Bejrut dhe rajoneve veriore.

Ministria libaneze e Arsimit njoftoi se mësimi është pezulluar në të gjithë vendin ndërsa Ministria e Brendshme njoftoi se shkollat ​​në jug të vendit janë hapur për të akomoduar qytetarët e zhvendosur si rezultat i sulmeve izraelite.

Izraeli ndër “objektivat e luftës” rendit kthimin e sigurt në shtëpitë e tyre të qytetarëve të tij të evakuuar nga rajonet veriore në kufirin libanez për shkak të konflikteve.

Hezbollahu libanez thekson se konfliktet në rajon do të përfundojnë vetëm nëse ndalojnë sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...