16/06/2024

Pesë ndeshje të futbollit dhe një e basketbollit të dyshimta gjatë periudhës 2018-2022 në Kosovë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Faqja e njohur e cila bën raportin e integritetit të basteve, IBIA, ka publikuar raportin për qarkun e dytë të vitit 2023, ku rezulton se pesë ndeshje në futbollin e Kosovës dhe një në basketboll janë raportuar si të dyshimta gjatë periudhës 2018-2022.

Sporti kosovar si duket është i prekur nga bastet pasi tash e një kohë po publikohen vazhdimisht lajme të ndryshme.

Fillimisht një medium francez raporti për një skuadër kosovare të futbollit si të dyshimtë rreth basteve, ndërsa më vonë u tha se ka edhe klube tjera.

Megjithatë, përveç futbollit, rezulton se edhe basketbolli kosovar është i prekur dhe kjo mund të jetë e ditur shkaku i dënimeve të disa gjyqtarëve kosovarë nga FIBA.

Sipas IBIA, në raportin për qarkun e dytë të vitit 2023, rezulton se pesë ndeshje në futbollin e Kosovës dhe një në basketboll janë raportuar si të dyshimta gjatë periudhës 2018-2022.

Në futboll të dyshuara janë një ndeshje më 2019 dhe nga dy ndeshje më 2021 dhe 22, ndërsa në basketboll ndeshja e dyshimtë i takon vitit 2020.

Faqja e cila e ka publikuar këtë raport, IBIA, është partner zyrtar i shtëpive të futbollit, FIFA dhe UEFA. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...