22/12/2024

Ministri serb i Mbrojtjes përmend “futjen e ushtrisë serbe në Kosovë” – por e din se paraprakisht duhet marrë leje

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zyrtarë të lartë qeveritarë në Serbi kanë vazhduar me kërcënime, duke vazhduar të shohin ëndrra syhapur për futjen e ushtrisë së tyre në territorin e Republikës së Kosovës.

Megjithatë, ata vazhdojnë ta pranojnë se për të bërë një gjë të tillë, duhet së paku “një leje nga KFOR-i”, përcjell Telegrafi.

Sidoqoftë, deklaratat e tyre vazhdojnë të tregojnë qasjen e tyre ndaj “përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”.

Kjo mund të vërtetohet edhe nga deklaratat e fundit të ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili për media ka thënë se nëse ushtria serbe merr urdhër nga presidenti Aleksandar Vuçiq që njësitë e saj të hyjnë në Kosovë, do ta bëjnë këtë “në mënyrë efikase dhe profesionale” – por se për këtë do ta njoftojnë paraprakisht edhe komandën e KFOR-it.

Ai gjatë deklaratave të tij nuk ka harruar për ta përmendur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për të cilin ka thënë se po bën “bullizëm dhe përndjekje fizike të popullit serb në Kosovë”.

Por deklarata e tij mund të vlerësohet diametralisht e kundërt me një deklaratë të një serbi që jeton në Kosovë.

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se ai si serb dhe familja e tij ndihen më të sigurt në Kosovë sesa në Serbi.

“Unë si serb dhe familja ime si serbe ndihemi më të sigurt në Kosovë sesa në Serbi”, ka thënë Rashiq, për Hayat.ba, përcjell Telegrafi.

Rashiq më pas kishte cituar të ndjerin Oliver Ivanoviq, sipas të cilit “serbët në veri nuk e kanë asnjë problem me shqiptarët por kanë problem me Listën Serbe dhe me qeverinë në Beograd”.

 

Dhe ministri serb i Mbrojtjes nuk është ndalur me akuza vetëm në drejtim të Kosovës.

Ai ka thënë se ka një fushatë të vazhdueshme kundër Ushtrisë Serbe lidhur me numrin, aktivitetin, lëvizjen dhe vendosjen e saj në territorin e Serbisë, të cilën e konsideron “të papërgjegjshme dhe e refuzon si absolutisht të pavërtetë”.

Ndërkohë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq ka mohuar akuzat e autoriteteve të Kosovës se Serbia, përmes sulmit në Banjskë, ka synuar aneksimin e veriut të Kosovës.

“Ushtria serbe është një organizatë serioze, e fortë, që nuk toleron gënjeshtra”, tha Mojsilloviq në një konferencë për gazetarët në Beograd.

“I mohoj të gjitha akuzat e bëra nga Prishtina”, theksoi ai, transmeton REL.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën se Serbia ka planifikuar aneksimin e veriut të Kosovës, përmes sulmit në Banjskë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...