28/05/2024

Në Khan Younis në jug të Gazës po ndërtohet një vendbanim i ri me tenda

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Derisa ushtria izraelite vazhdon të japë sinjale për sulm ndaj qytetit Rafah, fotot satelitore tregojnë se një vendbanim i ri tendash po ndërtohet pranë qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas fotografive satelitore të siguruara nga kompania “Planet Labs PBC” me qendër në SHBA dhe të analizuara nga Associated Press, ndërtimi i vendbanimit me tenda filloi më 16 prill në perëndim të Khan Younis që është shënjestruar shumë herë nga ushtria izraelite.

Gjithashtu edhe në fotografitë satelitore të bëra më 21 prill tregojnë se vendbanimi i tendave është rritur.

Ushtria izraelite tha se nuk ka lidhje me ndërtimin e vendbanimit të tendës në fjalë.

Gazeta “Haaretz” në lajmin e saj që ka publikuar pa ndonjë referencë, mbrojti idenë se qyteti me tenda është ndërtuar nga Egjipti për shkak të ndonjë sulmi të mundshëm të Izraelit ndaj qytetit Rafah.

Ushtria izraelite u tërhoq nga Khan Younis më 7 prill pas një procesi të pushtimit 4 mujor nga toka.

Pas tërheqjes, në qytet filluan të gjenden varreza masive dhe të mblidhen trupa nga rrënojat e shtëpive dhe anët e rrugëve.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...