Qarku lindor i Tajvanit, Hualien, i goditur nga tërmeti, u trondit nga dhjetëra pasgoditje vonë të hënën dhe herët të martën.
Por për fat të mirë, vetëm dëme të vogla u raportuan dhe nuk kishte viktima, shkruajnë mediat e huaja.
Të gjithë ishin shumë të cekët.
Administrata Qendrore e Motit të Tajvanit tha se valët e tërmeteve që nisën pasditen e së hënës, ishin pasgoditje nga tërmeti i madh i 3 prillit.
Ndryshe, Tajvani shtrihet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe është i prirur ndaj tërmeteve.
Më shumë se 100 njerëz u vranë në një tërmet në Tajvanin jugor në vitin 2016, ndërsa një tërmet me magnitudë 7.3 vrau më shumë se 2,000 njerëz në vitin 1999. /Telegrafi/