Në bashkëpunim me Bashkinë Metropolitane të Bursës, Komunën e Çairit në Shkup dhe Shoqatën Humanitare El Hilal, para Kalasë së Shkupit u organizua ceremonia e synetisë për 250 fëmijë
Në Shkup u mbajt manifestimi tradicional kolektiv i synetisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në bashkëpunim me Bashkinë Metropolitane të Bursës, Komunën e Çairit në Shkup dhe Shoqatën Humanitare El Hilal, para Kalasë së Shkupit u organizua ceremonia e synetisë për 250 fëmijë.
Në ceremoni, e cila filloi me recitimin e Kuranit të Shenjtë, morën pjesë nënkryetari i Bashkisë Metropolitane të Bursës, Şaban Fethi Yıldız, sekretari i Komunës së Çairit, Faruk Nevzadi, kryetari i shoqatës El Hilal, Behixhuddin Shehabi, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme, fëmijë të synetuar dhe familjet e tyre.
Yıldız në fjalën e tij përshëndeti të pranishmit në emër të kryetarit të bashkisë Alinur Aktaş.