Kryetari i Komunës së Tetovës Bilalli Kasami ka theksuar se nëse intonohet himni maqedonas nëpër shkolla do të duhet rrespektohet edhe shumica shqiptare dhe të intonohet edhe ai shqiptar.
“Është çështje politike por unë si kryetar komune mund të themë që do të rrespektojmë ligjet dhe Kushtetutën, por njëherit duhet të rrespektojmë edhe diversitetin”.
“Në këtë rast nëse do të bihet ndonjë vendim ligjërisht për t’u intonu himni i shtetit sigurisht që duke rrespektuar shumicën e qytetarëve që janë të etnitetit shqiptar do të duhet të intonohet edhe himni shqiptar”, u shpreh Kasami.
Ndryshe, në disa komuna të Shkupit si atë të Aerodromit, nxënësit në shkollat fillore çdo të hëne para fillimit të mësimit dëgjojnë intonimin e himnit kombëtar.\Telegrafi\