27/07/2024

Nga e hëna do të gjobiten lokalet e gastronomisë të cilët nuk respektojnë rregullorën për zhurmën

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Me rregulloren e re të Komunës së Prishtinës, të gjitha  lokalet në sektorin e gastronomisë,  duhet të pajisen me certifikatë që përcakton orarin e punës dhe decibelët e lejuar të zhurmës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se nga e hëna fillon zyrtarisht puna duke u bazuar  në rregulloren e miratuar në Kuvend,  ku të gjitha lokalet e gastronomisë në Kryeqytet, të cilat nuk respektojnë decibelët e lejuar do të gjobiten

“Vizituam sot Dhomën e Monitorimit të Ndotjes Akustike në Inspektoriatin e Kryeqytetit.  Nga e hëna fillojmë edhe zyrtarisht punën dhe duke u bazuar në rregulloren e miratuar në Kuvend, të gjitha lokalet e gastronomisë në Kryeqytet, të cilat nuk respektojnë decibelët e lejuar do të gjobiten”,  ka shkruar Rama në Facebook.

Me këtë rregullore subjektet afariste në sektorin e gastronomisë në Kryeqytet, obligohen të furnizohen me pajisje që masin nivelin e zhurmës së emituar jashtë, rrjedhimisht të pajisen me certifikatë që përcakton orarin e punës dhe decibelët e lejuar. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...