18/07/2024

Nga një shpërthim në Malin e Zi humbin jetën dy persona plagosen rëndë tre të tjerë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Si pasojë e shpërthimit të një lënde plasëse në afërsi të qendrës sportive në qytetin Cetinje në Malin e Zi, dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Brendshme e Malit të zi thuhet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 09:10 në afërsi të qendrës sportive.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse në ngjarje kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur rëndë tre të tjerë.

Në deklaratë thuhet se zona përreth qendrës sportive është mbyllur nga policia dhe se po hetohet për llojin e lëndës plasëse, autorët dhe motivet e mundshme.

Në anën tjetër, në lajmin e Radio Televizionit të Malit të Zi (RTCG), u pretendua se veprimi është sulm me bombë dhe se ka lidhje me bandat e drogës në vend.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...