24/02/2024

Nga përmbysja e varkës pranë brigjeve të Libisë mbi 60 emigrantë humbin jetën

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Mbytja e një varkë me dhjetëra emigrantë në të, pranë brigjeve të Libisë, shkaktoi vdekjen e më shumë se 60 personave, mes tyre gra dhe fëmijë. Agjencia e Migracionit e OKB-së tha se imigrantët po udhëtonin drejt Evropës.

Aksidenti ndodhi të enjtes në mbrëmje duke u gdhirë e premte. Kjo shënon tragjedinë më të fundit në këtë pjesë të Detit Mesdhe, një rrugë kyçe, por e rrezikshme për imigrantët që kërkojnë një jetë më të mirë në Evropë. Sipas burimeve zyrtare, me mijëra imgrantë kanë humbur jetën ndërsa kanë ndërmarrë udhëtimin e rrezikshëm përmes detit.

Në një deklaratë të shtunën vonë në mbrëmje të organizatës së OKB-së për Migracionin thuhej se në varkë ndodhedhin 86 imigrantë kur dallgët e forta e përmbysën atë.

Mesdheu qendror vazhdon të jetë një nga rrugët më të rrezikshme të migracionit në botë”, shkruhej në faqen e agjencisë në rrjetin social X.

Roja bregdetare libiane nuk ka bërë ende komente mbi ngjarjen.

Vitet e fundit Libia është shfaqur si pikë dominuese e tranzitit për imigrantët nga Afrika dhe Lindja e Mesme, të cilët largohen prej luftës dhe varfërisë.

Më shumë se 2,250 persona kanë humbur jetën këtë vit, thotë Flavio Di Giacomo, një zëdhënës i agjencisë së OKB-së për Imigracionin.

Është një shifër dramatike që tregon se për fat të keq nuk po bëhet mjaftueshëm për të shpëtuar jetë në det”, shkruante zoti Di Giacomo në rrjetin social X.\VOA\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...