Komuna e Prishtinës ka prezantuar programin e ri të mësimit gjithëditor në pesë shkollat e kryeqytetit, ndërsa qëllim i tij u tha se është përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe avancimi i aftësive të fëmijëve përmes aktiviteteve jashtëkurrikulare.
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se kjo do të ketë ndikim edhe te prindërit, pasi nuk do të kenë nevojë t’i marrin fëmijët në mesditë.
E drejtoresha e Arsimit, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se qëllimi i këtij programi është ngritja e cilësisë dhe shndërrimi në model për komunat e tjera.
Shkollat e kryeqytetit që do të fillojnë më mësimin tërëditor nga shtatori i këtij viti janë: “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, shkolla “Model”, shkolla “E Gjelbër” dhe ajo “Nazim Gafurri”.