20/09/2024

Ngrihet aktakuzë ndaj një turku, dyshohet se kundërligjshëm ua dha shtetësinë e Kosovës 124 personave

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.Ş., një shtetas turk me shtetësi të Kosovës, për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentit zyrtar” dhe “Hyrje të paautorizuar kompjuterike”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri është arrestuar më 5 mars 2024 dhe që nga ajo kohë gjendet në paraburgim, për shkak të dyshimeve se ka kryer këto vepra penale në vazhdimësi.

M.Ş., i cili ishte i punësuar si zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Mamushës, dyshohet se ka lehtësuar marrjen e shtetësisë së Kosovës për 124 persona në mënyrë të kundërligjshme.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. Po ashtu prokurori, ka propozuar që përveç dënimit kryesor të pandehurit t’i shqiptohet edhe dënimi plotësues Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, si dhe të bëhet anulimi i veprimeve juridike të kundërligjshme, në drejtim të 124 (njëqind e njëzetë e katër) personave, të cilët janë regjistruar në mënyrë të kundërligjshme dhe të obligoj ARC-në që t’i shpallë të pavlefshme dokumentet e tyre të nxjerra në emër të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...