19/02/2025

Një udhëtim, një xhami dhe një realitet që s’mund ta injorojmë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shkruan: Besart Kuleta

Dite e shtune, muaji janar 2025, ishim duke u kthy per Kosove pas nje udhetimi tri javor neper Europe.

Para se t’niseshim n’drejtim te Hungarise, meqenese edhe kishim per t’ngrane, u ndalem me nje mesxhid t’Vjenes per t’i fale Dreke e Ikindi.

Google Maps na sygjeroi si mesxhidin me t’afert nga qendra “Masjid As-Sunnah”… dhe aty shkuam.

Disi e gjeta nji vend parking afer, u parkova edhe shkova tek vendi. Kur po arrij tek hyrja, pe hapi deren e vogel dhe pe ndegjoj nji zhurme t’çuditshme qe nga gumezhima m’vijke si me qene koshere e bleteve!

Doren n’zemer fillova t’dyshoj nese jam ne vendin e duhun. Sidoqofte, po i vendosi kepucat ne raft, po lshohem shkalleve poshte dhe po hyj brenda. U mahnita!

Ajo zhurme vinte prej dhjetra nxenesve, sigurte mbi 50 t’tille, t’shperndame grupe-grupe neper qoshe e qe t’gjithe mesonin Librin e Zotit. Disa bukur lexim, disa shkronjat e disa mbamendjen.

N’mesin e tyre, aty diku prapa shpines se nji mesuesi e anash dy nxanesve te nje mesuesi tjeter, u fala.

Dhash selam ne te djathte e ne te majte, po nisem drejte deres por s’mujta me dale pa ba diçka. Mu desh me patjeter t’a incizoj kete moment andaj i pyeta dy xhematlinje “Can I record this? – looks amazing” – ishin pak n’moshe e siç duket nuk dinin anglisht, por ma morri mendja se me kuptuan sepse njeri ma boni me isharet per t’prite pak.

S’vonuan 1 min, ma sollen nji çun ndoshta 14-15 vjeç qe dinte anglisht dhe e pyeta se a mundem t’a incizoj kete moment sepse po m’duket shume frymezues.

Ai ma ktheu me nje miresjellje t’admirueshme “ndoshta dikush nuk ndihet rehat andaj t’lutna mos ua incizo fytyrat” Patjeter!

Po i incizoja me admirim dhe n’kry mu sillke ajo thanja e Imam Malikut r.a: “Nuk përmirësohet fundi i këtij ummeti përveçse me atë që është përmirësuar fillimi i tij.” I pershendeta dhe dola.

Duke i mbathe kpucat meditoja se ku jemi ne n’Kosove.

Nuk mu besojke se sa ne rahati kemi ra. Qysh per nji prind kosovar qe pandeh se jeton jeten si musliman ma e randsishme osht me çu djalin ne not se sa n’mesim-besim. Si eshte e mundur xhamiat tona, me 94% musliman, jane pothuajse t’zbrazta ndersa xhamiat e diaspores çdo vikend i ke me full aktivitete?!

Pastaj çuditemi pse po deklasohemi — Vllezer dhe motra, Ramazani na erdh, eshte ne dere.

Mos i leni fmijet pa i dergu ne mesim-besim dhe ne aktivitete qe behen gjate kesaj kohe. Mos u frigoni se nuk ju shkrihen! Fmijet kane kapacitet te jashtezakonshem per mesim, veçmas tonet qe jane larg angazhimit me moshataret e tyre neper bote.

Ço n’futboll, tenis, rugby ku dush; por ço edhe n’xhami ❤️

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...