22/11/2024

OBRM-PDUKM: Institucionet në Maqedoni janë peng i interesave partiake të LSD-së dhe BDI-së

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Natyrisht, për Kovaçevskin dhe LSD-në, interesat e koalicionit janë më të rëndësishme sesa shkelja e ligjit. Skandali që doli për provimin e dhënë në jurisprudencë nga djali i kryeparlamentarit Talat Xhaferi tregoi se institucionet në Maqedoni janë peng i interesave partiake të LSD-së dhe BDI-së. Nëse do të kishte sundim të ligjit, që në ditën e parë do të bëhej hetim dhe shkelësit e ligjit do të dënoheshin, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.

Nga OBRM-PDUKM theksojnë se djali i Talat Xhaferit ka dhënë provimin e jurisprudencës para shkollimit të duhur dhe institucionet prej ditësh heshtin dhe pretendojnë të jenë të paaftë.

“Kjo është shkelje e drejtpërdrejtë e normave dhe ligjeve në Maqedoni, e për ta bërë edhe më absurde, personi i regjistruar në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë. Ka hyrë gabimisht në drejtësi dhe do të japë drejtësi?!

Skandali u bë publik dhe qeveria heshti. Ata po bëjnë çmos për të prishur rastet.

Ky është shteti ligjor dhe shteti juridik sipas modelit të Kovaçevskit dhe LSD-së. Këto janë standardet evropiane me të cilat qeveritarët e kanë gojën plot. Qeveria e Kovaçevskit do të dënohet nga populli për këtë skandal, si dhe për serinë e të tjerave në të cilat është ngujuar thellë. LSD-ja e di këtë, kështu që tani po gëlltitin petë, vetëm për të qëndruar edhe disa muaj në detyrë dhe për të vjedhur një milion të tjerë. Duhet të ketë përgjegjësi, thuhet në deklaratë”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...