14/04/2024

OKB-ja përsërit se Izraeli pengon dërgesat e ndihmës humanitare për Gazën

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) njoftoi se për shkak të pengesave të Izraelit janë ndërprerë shumica e dërgesave të ndihmave humanitare si ushqime, ilaçe dhe ujë të cilat ishin planifikuar për t’u dërguar në veri të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në raportin e publikuar nga OCHA, theksohet se në dhjetë ditët e para të vitit u lejuan vetëm tri nga 21 dërgesat e ndihmave humanitare të planifikuara për t’u dërguar në veri të Rripit të Gazës.

“Partnerët e ndihmës humanitare kufizohen nga aftësia për t’iu përgjigjur nevojave gjithëpërfshirëse në pjesën veriore të Gazës, për shkak të pengesave të vazhdueshme ndaj qasjes së atyre që ofrojnë ndihmë dhe moslejimit të qasjes së sigurt në mënyrë të koordinuar nga autoritetet izraelite”, thuhet në raport.

Ndër të tjera, theksohet se Izraeli ka “paralizuar” punën e partnerëve të ndihmës humanitare për shkak të kufizimeve të qasjes serioze në dërgimin e ndihmave humanitare.

Në Rripin e Gazës, krahas produkteve themelore të nevojshme, përjetohen probleme të mëdha edhe në trajtimin e të plagosurve si pasojë e mungesës së produkteve të ilaçeve dhe atyre shëndetësore, për shkak të pengesës së hyrjes së ndihmave humanitare nga ana e forcave izraelite.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) ka theksuar se situata në Gaza është përkeqësuar në një nivel të paparë dhe i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për “armëpushim të menjëhershëm humanitar”.

UNRWA-ja tërhoqi vëmendjen se në Gaza nuk ka mbetur ndonjë zonë e sigurt për civilët për shkak të sulmeve të Izraelit.\mesazhi.com\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...