Kombet e Bashkuara kanë thënë se vetëm një spital në veri të Gazës është funksional.
Sipas njoftimit të tyre, nga afërsisht 30 spitale dhe klinika në veri të Gazës, vetëm një mund të pranojë pacientë, shkruan CNN.
Ndërkaq, bëhet e ditur se të paktën 500 pacientë po përpiqen të strehohen në Spitalin Baptist Al-Ahli, në qytetin e Gazës.