18/10/2024

Osmani: 28 Nëntori, ditë reflektimi për heronjtë tanë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Me rastin e 28 nëntorit, 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Me këtë  rast, presidentja Osmani tha se e këtë ditë historike e nisin duke nderuar figurën dhe familjen po aq historike, sa edhe vet flamuri kuq e zi, familjen  Jashari,  që, njëkohësisht, për të shënuar ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe daljen e parë publike të daljes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 Nëntor, 1997.

Presidentja Osmani u shpreh se është pikërisht flamuri kuq e zi dhe data 28 Nëntor, që na kujton çmimin e lirisë dhe njëkohësisht sakrificat që janë bërë nëpër shekuj që ne sot të jetojmë të lirë.

“Sot shqiptarët kudo që janë e shënojnë këtë ditë dhe është moment reflektimi për gjithë atë që kanë bërë heronjtë tanë kanë bërë për shqiptarët kudo që janë, që nga heroi Skënderbeu e deri të Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletine  e deri  tek heronjtë tanë të viteve ’90-ta, në krye  me komandantin legjendar Adem Jashari”, tha presidentja Osmani.

Pas homazheve në Prekaz, presidentja Osmani dhe kryekuvendari Glauk Konjufca bënë homazhe te varri i heroit Isa Boletini, në Boletin. /rtklive

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...