Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të martë është takuar në New York me ndihmës sekretaren amerikane, Dafna H. Rand.
Osmani bëri të ditur se me të kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe për të drejtat e njeriut.
“Takim produktiv në Neë York me Ndihmës Sekretaren amerikane, Dr. Dafna H. Rand. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit si dhe iniciativat e shumta, të cilat Presidenca e Republikës është duke i çuar përpara në funksion të forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, tha Osmani përmes një shkrimi në rrjete sociale.
Presidentja e Kosovës ndër të tjera ia ka shprehur edhe sheqtësimet për diskriminimin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
“Në takim, ndër të tjera, ngrita edhe shqetësimin për shkeljen flagrante të të drejtave themelore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe spastrimin etnik nga Serbia nëpërmjet masave administrative”, tha ajo.