21/10/2024

Osmani takon Von der Leyen

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidentja e Kosovës takoi presidenten e KE-së dhe shumë zyrtarë të tjerë në margjinat e samitit për klimën, COP28, i cili po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe për Samitin e OKB-së për ndryshimet klimatike, i njohur si COP28.

Në margjinat e Samitit, Presidentja Osmani zhvilloi një takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në një postim në rrjetin social “X”, Osmani ka shkruar se me Von der Leyen ka diskutuar për mundësitë e përafrimit të Kosovës me Bashkimin Europian.

“Gjithmonë një kënaqësi e madhe për t’u takuar me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe të diskutojmë se si mund ta afrojmë Republikën e Kosovës me BE-në”, shkruan Osmani.

Përveç takimit me Von der Leyen, Osmani publikoi edhe shumë takime të tjera me udhëheqës të shteteve nga pjesë të ndryshme të botës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...