Parlamenti gjerman ka miratuar një rezolutë që e njeh si gjenocid “Holodomorin” e viteve 1930 të Ukrainës.
Uria besohej se kishte vrarë më shumë se tre milionë ukrainas nën sundimin e liderit sovjetik Josef Stalin, raporton skynews.
Pas një debati ku mori pjesë ambasadori i Ukrainës në Gjermani, rezoluta u miratua me mbështetjen e dhomës së ulët të Berlinit.
Ai thotë se “vdekjet masive nga uria nuk ishin rezultat i korrjeve të dështuara; udhëheqja politike e Bashkimit Sovjetik nën Josef Stalin ishte përgjegjëse për to”.
“Nga këndvështrimi i sotëm, një klasifikim historik dhe politik si gjenocid është i qartë”. thotë ai.
Ndryshe, ukrainasit shënuan 90-vjetorin e fillimit të urisë vetëm disa ditë më parë. /Telegrafi/