Shtëpia e Bardhë ka vendosur sanksione të reja kundër shtetit të Rusisë.
Veprimi i amerikanëve vjen si kundërpërgjigje ndaj vdekjes së opozitarit rus, Alexei Navalnyt dhe në prag të dy vjetorit të luftës në Ukrainë.
Sanksionet synojnë individë të lidhur me burgosjen e Navalnyt, si dhe sektorin financiar të Rusisë.
Ajo ka thënë gjithashtu se ka vendosur kufizime të reja të eksportit për afro 100 subjekte që “mbështesin makinerinë luftarake të Rusisë”.
Theksojmë se bëhet fjalë për më shumë se 500 sanksione kundër individëve dhe subjekteve ruse dhe të lidhura me Rusinë.
Ndryshe, Bashkimi Evropian miraton sanksione të reja ndaj afro 200 individëve dhe subjekteve të lidhura me pushtimin rus në Ukrainë. /Telegrafi/