18/10/2024

PDK-ja propozon krijimin e dy komisioneve hetimore, njërën për rastin e Gani Jakupit e tjetrën për zhdukjen e mostrave të Deharit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e radhës të jetë të enjten, më 8 shkurt.

Kështu bëri të ditur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ndërsa theksoi se si grup parlamentar kanë propozuar themelimin e dy komisioneve hetimore.

“Njërin komision hetimor kemi propozuar të bëjmë hetim parlamentar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme… kemi pas prova të mjaftueshme për degradimin e shërbimit diplomatik… dhe kontratës për njerëz të angazhuar me shuma marramendëse që nuk kanë ndodhur më herë në Republikën e Kosovës, siç është rasti i Gani Jakupit…. që paguhet me një pagë që kalon çdo standard të pagave që paguhen nga buxheti i Kosovës…

Kemi informacione që ka edhe raste tjera të angazhimit të njerëzve si rasti i Gani Jakupit, por që nuk po bëhen publike”, tha ai.

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së po ashtu tha se kanë propozuar edhe krijimin e një komisioni hetimor për rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.

Ai tha se si grup parlamentar kanë denoncuar dy herë edhe zjarrvënien në Institutin e Mjekësisë Ligjore. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...