Carlo Ancelotti do të largohet përfundimisht nga Real Madridi, pasi morri drejtimin e klubit në vitin 2021.
Aventura e dytë si trajner i ”Los Blancos” e teknikut italian tashmë ka marr fund shkruan IndeksOnline.
Sipas gazetarit Fabrizo Romano, zyrtarizimi i largimit të Ancelottit do të bëhet pas ”El Clasicos” ndaj Barcelonës e cila zhvillohet të dielen.
Kjo ishte hera e dytë që italiani ishte në krye të Real Madridit, pas periudhës 2013-2015.
Ai pritet që pas largimit nga klubi mbretër të merr drejtimin e Kombëtares së Brazilit.
Vendin e tij te Real Madridi sipas raportimeve të fundit do ta zë Xabi Alonso, i cili sot u konfirmua se do të largohet nga Bayer Leverkuseni./IndeksOnline/