27/07/2024

Përkohësisht nxënësit e Idrizovës do të mësojnë në Çair

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Nxënësit shqiptarë të Idrizovës të cilët ende nuk kanë filluar vitin shkollor ata mësimin do ta ndjekin në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në Çair.

Këtë e konfirmoi për “Alsat” ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri duke përsëritur se zgjidhja është e përkohshme. Përveç këtij vendimi, Shaqiri ka nisur edhe procedurën e marrjes së kompetencave për shkollën “Njegosh” të komunës Gazi Babë për shkak të mos hapjes së paraleles shqipe për nxënësit e klasës së gjashtë dhe shkarkimin e drejtoreshës së Shkollës. Kjo ka revoltuar prindërit maqedonas të nxënësve të kësaj shkolle të cilët nga sot kanë nisur bojkot të plotë të mësimit dhe për këtë vendim tashmë kanë informuar edhe Komunën e Gazi Babës. Përveç bojkotit prindërit kërkojnë të reagojë edhe kryeministri Dimitar Kovaçeski dhe organizimin e protestave në rrugë dhe para ministrisë së Arsimit, përcjell Gazeta Express nga INA.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...