22/06/2024

Personalitete nga Sanxhaku

të fundit...

- Advertisement -spot_img
SELMA KUÇEVIQ, DEPUTETJA E ZËSHME E SANXHAKUT NË PARLAMENTIN E SERBISË
Çika nga Sanxhaku pjesëmarrëse e vazhueshme në Kuvendët e Alpeve, KuvednPanshiptar- NdërBallkanik –EuroAntlantik edhe përkundër politikës natishqiptare serbe.
Shkruna Ali Daci

 

Selma Kuçeviq ( Kuçi) lindi më 9.12.1991 në Tunin, mësimet e para i mori në shkollën fillore “Rifat Burxheviq – Trsho“.

Shkollën mesme e përfundoi po ashtu në Tutin të Sanxhakut. Studimet i ka përfunduar me sukses në Universiteti e Sarajevë në fakultetin e drejtësisë.

Ajo është juriste e diplomuar dhe njeh gjuhët boshnjake, serbe dhe atë angleze.

Selma qe këshilltarja më e re e Kuvendit komunal të Tutinës në disa mandate dhe më sukses ka kryer punët e juristes në Këshillin Nacional Boshnjak në Novi Pazar.

Pas vdekjes së të atit, Shemsudinit, duke qenë shumë e talentuar dhe e vendosur në punë e saj, nga muaji dhjetor i 2017 deri në fund të viti 2018 punoi në kabinetin e kryetarit të Komunës së Tutinit.

Selma u zgjodh nga kjo komunë si drejtuese e shërbimit për komunikim më opinionin në komunë e po ashtu emërohet si drejtuese në sektorin për administrim e veprimtari publike pranë kësaj komune nga viti 2018 deri në gusht të vitit 2020 .

Në muajt gusht-tetor të po këtij viti u zgjodh kryetare e asamblesë komunale të Tutinit e nga qershori i vitit 2020 e deri më sot është këshilltare e Këshillit Nacional Boshnjak nga radhët e PAD-it.

Në zgjedhjet parlamentare të gushtit të vitit 2020, nga populli i Sanxhakut e deri më sot, ajo u zgjodh deputete në Parlamentin Popullor të Republikës së Serbisë.

Si anëtare e kryesisë së Partisë së Aksionit Demokratik të cilën e udhëheq tash e 33 vite, Dr. Sulejman Uglanin, Selma është bartëse e projekteve dhe konferencave ndërkombëtare si ajo e vitit 2018 në Austri “Act Now Conference 2018”.

Prijëse dhe udhëheqëse e projektit “Mbrojtja dhe avansimi i pozitës së fëmijëve, grave dhe kategorive të lënduara“.

Në vitin 2018, në Serbi udhëhoqi konferencën reformuese të administratës elektronike, me qëllim të admninistrimit dhe modernizimit të kushteve të punës dhe veprimtarisë administrative.

Ajo ka drejtuar projekte të shumta në nivel vendi dhe ai ndërkombëtar dhe shquhet për veçoritë dhe shkathtësitë e saj të prezantimit.

Është specialiste në shkathtësitë e komunikimit, inovacionit dhe aftësitë e përshtatjes ndaj ndryshimeve. E shquar në punën kolektive, aftësi drejtuese dhe koordinuese, anëtare e grupit parlamentar të deputëteve të Sanxhakut dhe Luginës, si deputete e ka njohur Pavarësin e Kosovës, në krye më deputetin popullor, ztr. Shaip Kamberi ku u shqua si zë i fortë i deputeteve nga Sanxhaku.

Selma Kuqeviq ka përvojë të jashtëzakonshme në punën e deputetes në parlamentin popullor të Serbisë tash e trembëdhjetë vite më radhë. Është e urtë dhe shumë stoike në qëndrimet dhe kërkesat e popullit të vet në Sanxhak.

Pjesëmarrëse në Kuvendin e Alpeve në Pejë, më ç’rast, si personalitet i shquar dhe shumë i nderuar i këtij Kuvendi e ku për pjesëmarrjen e saj edhe u sulmua nga politika proserbe e Sanxhakut dhe Serbisë.

Ajo nuk di se ç’është frika dhe se në Kuvendin e Ulqinit, organizuar nga Gazeta e Alpeve dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, pranoi çmimin e madh “Dardania”, për të atin (pas vdekjes), e me ç’rast mbajti një fjalim emocionues e përmbajtësor, fjalim ky i cili u përcoll me duartrokitje nga 318 pjesëmarrës të këtij Kuvendi.

Burimi: kosovapersanxhakun/FB

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...