27/12/2024

Pesë vatra aktive zjarri, në Tropojë ndërhyn KFOR-i, arrestohen dy piromanë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pesë vatra zjarri janë aktive në Shqipëri, ku situata paraqitet problematike në Tropojë.

Zjarri vijon prej ditësh dhe për shuarjen e flakëve janë angazhuar 100 efektië të Forca të Armatosura si edhe në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe tre helikopterët e KFOR-it bashkë me një ekip nga Kosova.

Sa i përket zjarreve të regjistruara një ditë më parë, 2 persona janë vënë në pranga. Mësohet se është arrestuar B. H., 60 vjeç, banues në fshatin Zigxhafaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë rrezikuar banesa në zonë, janë djegur sipërfaqe toke të mbjella me ullinj dhe pemë frutore, si dhe janë djegur sipërfaqe pyjore si edhe Z. S., 58 vjeç, banues në fshatin Sineballaj. Edhe ky i fundit dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...