15/06/2024

Policia paralajmron hapjen e Urës së Ibrit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

RTI

Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit që e ndanë Mitrovicën në pjesën jugore, të banuar me shumicë shqiptare, dhe në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe, u mor prillin e kaluar në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, që udhëhiqet nga Erden Atiqi i VV’së. Propozimi u bë nga asamblistja e partisë në pushtet, Aida Ferati-Doli.

Ky vendim ishte mbështetur edhe nga Qeveria, që vitin e kaluar tha se çfarëdo pengese në lirinë e lëvizjes e cenon këtë të drejtë themelore.

“Çfarëdo pengese në lirinë e lëvizjes cenon këtë të drejtë themelore. Prandaj edhe vendimi për heqjen e pengesave të tilla është veprim i drejtë dhe i duhur”, kishte cituar RTK Qeverinë.

Së fundi vendimi për hapjen e Urës së Ibrit u paralajmrua nga numri dy i policisë.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, para disa ditësh paralajmëroi që Ura e Ibrit “shumë shpejt” do të hapet.

“Unë e konsideroj që është vetëm në pyetje koha se kur kjo urë do të hapët dhe si do të hapet. Një herë e patëm përmend që ka mundësi me u hap ura dhe me u mbushë me autoblinda në një farë vendi, por jemi duke e diskutuar me eprorët tanë se si ka mundësi kjo të bëhet. Unë konsideroj se nuk ka më vend për brengosje për qytetarët e veriut të vendit. Forma se si do të hapet është pak më ndryshe, por unë konsideroj që shumë shpejt do ta kemi edhe urën e hapur”, ka thënë Elshani më 30 maj.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...