15/07/2024

Polonia fillon ndërtimin e murit të ri përgjatë kufirit me Kaliningradin e Rusisë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Qeveria e Polonisë ka autorizuar ndërtimin e një pengese të re përgjatë kufirit 210 kilometra me enklavën ruse të Kaliningradit.

Ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak tha të mërkurën se kufiri duhet të “vuloset” në mënyrë që vendi të ndjehet i sigurt.

Masa vjen mes dyshimeve se Moska planifikon të lehtësojë kalimet e paligjshme të kufirit nga emigrantët aziatikë dhe afrikanë.

Blaszczak tha se vendimi erdhi pasi autoriteti rus i aviacionit nisi kohët e fundit fluturime nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut për në Kaliningrad.

Puna përgatitore për pengesën e re, të përkohshme ka filluar, duke përfshirë ushtarë polakë të specializuar në çminim.       (euronews)

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...