Presidentja, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Singapor më ç’rast është takuar me homologun e saj, Tharman Shanmugaratnam.
Osman ka thënë se presidentin e Singaporti e ka uruar për marrjen e detyrës dhe njëkohësisht, siç tha ajo, kanë pasur diskutime përmbajtësore për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik.
“Falënderoj Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam për pritjen e ngrohtë. Presidentin Shanmugaratnam e urova për marrjen e detyrës dhe njëkohësisht patëm diskutim përmbajtjesor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.