21/12/2024

Problemet me tekste shkollore, MASHTI thotë se s’ka ankesa zyrtare

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një muaj pas fillimit të vitit të ri shkollor në shkollat e nivelit fillor në Kosovë vazhdon të ketë probleme me sigurimin e teksteve. Organizatat që monitorojnë arsimin në Kosovë tregojnë se vazhdon të ketë probleme në gjetjen e teksteve, derisa nga ministria e Arsimit thonë se nga komunat nuk kanë pranuar asnjë ankesë zyrtare.

Një hulumtim i organizatës  “ETEA”, që merret me gjendjen në arsim, tregon se furnizimi me tekste shkollore vazhdon të jetë problem në pothuajse tërë Kosovën.

Drejtori i organizatës “ETEA”, Agon  Ahmeti, i tha Radio Kosovës së sipas të dhënave që kanë nxjerrë, mësimdhënësit janë shprehur së mos pajisja e të gjithë nxënësve me tekste shkollore, po e vështirëson procesin mësimor.

“Të dhënat tregojnë se gjendja nuk është e kënaqshme. Një numër i madh i mësimdhënësve deklarojnë se si pasojë e mungesës së teksteve dhe pajisjes së plotë me mjete  shkollore, kanë vështirësi të dukshme në zbatimin e plan programit mësimor. Por edhe aty ku zbatohet plan programi, fëmijët pastaj hasin në  vështirësi në të nxënë për shkak të mungesës së teksteve shkollore”, tha Ahmeti.

Ndërkaq, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur së në  platformën eKosova deri me tani janë pranuar afër dyqind mijë aplikime. Në një përgjigje me shkrim Ministria e Arsimit ka bërë të ditur për Radio Kosovën së grupi punues i MASHTI-t dhe MFPT-së kanë verifikuar dhe proceduar pagesat e 97% të aplikantëve.

“Deri sot nga platforma eKosova kemi pranuar 191.483 aplikime nga të cilat 111.745 aplikime për klasat I-V për tekste dhe materiale shkollore si dhe 79.738 aplikime për klasat 6-9 për materiale shkollore“, thuhet në përgjigjën e ministrisë.

Tutje thuhet së problemet që kanë qenë më aplikimet për fëmijët e regjistruar në klasën e parë nën moshën 6 vjeçare, pas kërkesës në libri@rks-gov.net u është lejuar mundësia e aplikimit.

Në përgjigje thuhet gjithashtu se deri më tani në adresë të MASHTI-t, nuk është  pranuar asnjë ankesë zyrtare nga komunat apo shkollat lidhur me furnizimin e nxënësve me tekstet shkollore, duke thënë se platforma eKosova do të qëndrojë e hapur dhe po ashtu do të mundësojmë edhe aplikimin fizik.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...