26/12/2024

Procesi i Berlinit, Hasani: Në tryezë, disa propozime për përmirësim të ndjeshëm të zhvillimit ekonomik të rajonit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani tha sot në përfundim të takimit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë, se këto takime që i paraprijnë samitit të 16 tetorit në Tiranë zhvillohen në një moment veçanërisht të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me homologen gjermane, Annalena Baerbock dhe Komisionerin Oliver Varhelyi, Hasani tha se takimi i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit është ministeriali i fundit në serinë e tre ministerialeve që i paraprijnë samitit në Tiranë

Ai shprehu mirënjohjen për të gjithë kolegët për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë takim, që e cilësoi ngjarje të rëndësishme që zhvillohen për herë të parë në një vend të rajonit tonë.

“Situata aktuale gjeopolitike ka prodhuar shumë sfida që kërkojnë vëmendje e adresim e kërkojnë po ashtu angazhim të fortë, jo vetëm të rajonit, por edhe të BE”, theksoi ministri Hasani, duke shtuar se situata, krahas sfidave, ka prodhuar edhe një vullnet të ri politik.

Sipas tij, situata aktuale gjeopolitike ka përforcuar angazhimin e BE-së me rajonin tonë dhe ky vullnet shprehet edhe në këto takime dhe në samitin e 16 tetorit.

Hasani i cilësi samitin dhe tre ministerialet si mundësi për të diskutuar se çfarë forme mund të marrë ky angazhim dhe se çfarë forme mund të marrë mbështetja e BE për rajonin në kushtet aktuale.

“Procesi i Berlinit mbështetet në 3 shtylla: perspektiva evropiane, zgjidhja e mosmarrëveshjeve, përmirësimi i performancës ekonomike të rajonit. Samiti i këtij viti do të fokusohet kryesisht në shtyllën e tretë. Në tryezë janë disa propozime që do të përmirësojnë ndjeshëm zhvillimin ekonomik të rajonit”, u shpreh ai.

“Propozimet janë plotësisht në linjë me Planin e Rritjes të propozuar nga Von der Leyen. Duhet investuar për ngushtimin e hendekut në zhvillimin ekonomik që ekziston mes BP dhe BE. Kjo ndihmon në përgatitjen e ekonomive tona për integrim në tregun e përbashkët të BE”, tha ai.

Ministri Hasani përfundoi duke theksuar se energjia dhe transporti janë dy sektorë kyç në axhendën e këtij viti të Procesit të Berlinit.

“Përtej këtyre dy fushave, kemi punuar për nisma konkrete edhe në sektorë të tjerë. Këto nisma na ndihmojnë të integrohemi në disa politika të tregut të përbashkët të BE. Qëllimi është që rigjallërimi i procesit të integrimit të konkretizohet me masa që janë të prekshme nga qytetarët, masa që përgatisin ekonomikisht vendet tona për anëtarësim në BE”, tha ai. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...