27/07/2024

Prokuroria e Posaçme SPAK, thirrë edhe Ilir Metën

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Mëngjesin e sotëm kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është paraqitur ne Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

I pyetur nga gazetari i Euronews Albania për arsyen e paraqitjes së tij në SPAK, Meta u shpreh se është thirrur për atë që e cilësoi telenovela CEZ-DIA.

“Jam thirrur për telenovelën CEZ- DIA, meqenëse jeni lajmëruar herët dhe po përballoni reshjet e shiut. Është një telenovelë që është gjykuar nja dy herë që është rihapur për rastin konkret në dhjetor 2019 nga një kallëzues i rremë që është dënuar 2 herë nga gjykata për shpifje dhe një herë për dhunë në familje”, tha Meta për gazetarin Eni Ferhati.

Kjo është hera e dytë që Meta thirret në SPAK për të njëjtën çështje.

Dosja CEZ-DIA është një nga më të vjetra në Prokurorinë e Posaçme dhe e udhëheq vetë kreu i SPAK Altin Dumani.

Afera CEZ-DIA nuk ka lidhje me privatizimin, por me një operacion korrupsioni pas privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së energjisë (OSSH). /Telegafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...