21/06/2024

Disa nxënës të armatosur futen në një shkollë në Hamburg të Gjermanisë dhe kërcënojnë arsimtarin

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në qytetin e Hamburgut në Gjermani është evakuuar një shkollë pas lajmërimeve se në objekt janë futur persona të armatosur.

Sipas informacioneve të autoriteteve të atjeshme, dy nxënës kanë shkuar të armatosur në shkollë – duke kërcënuar me armë një arsimtar, transmeton Telegrafi.

Nxënësit janë evakuuar menjëherë me të pranuar këtë informacion nga autoritetet e sigurisë.

E forca të shumta të njësive speciale të policisë gjermane, kanë rrethuar objektin dhe janë vënë në kërkim të nxënësve të armatosur.

Deri më tani nuk dihen shkaqet apo motivi, që mund të ketë çuar deri te kjo situatë kaotike e krijuar në shkollë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...