05/02/2025

Prokurorisë serbe për Krim të Organizuar i është kërkuar ta marrë në pyetje Vuçiqin për masakrën e vitit 1998 në kafenenë “Panda”

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Përfaqësuesi ligjor i prindërve, djemtë e të cilëve u vranë në kafenenë “Panda” në Pejë në vitin 1998, ka dorëzuar sot në Prokurorinë për Krim të Organizuar (PKO) kërkesën për dëgjimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në cilësinë e dëshmitarit.
Në kërkesë thuhet se prindërit kërkojnë që Vuçiq të dëgjohet në lidhje me deklaratat për masakrën në “Panda”, të cilat ai i ka bërë disa herë në media nga viti 2013 deri në vitin 2018, duke pretenduar se krimi nuk është kryer nga shqiptarët dhe “pothuajse e di” se çfarë ndodhi natën fatale në atë kafene.

Siç raportojnë mediat serbe, si zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë së Serbisë dhe shef i Byrosë për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë, Aleksandar Vuçiq, më 26 dhjetor 2013, në emisionin “Teška reč” (Fjala e rëndë) në TV Pink tha: “Krimi në ‘Panda’ nuk është kryer nga shqiptarët, siç kemi besuar deri më tani. Publiku do të tmerrohet kur të zbulohet e vërteta”.
Dy vjet më vonë, në një konferencë për media në Qeverinë e Serbisë, më 11 dhjetor 2015, Vuçiq tha se është pothuajse i sigurt se çfarë ndodhi në kafenenë “Panda”.

Prindërit kujtojnë gjithashtu se më 12 shtator 2017, Vuçiq kishte deklaruar publikisht se kishte “informata të caktuara” për atë që ndodhi në kafenenë “Panda” në Pejë kur u vranë gjashtë të rinj serbë, transmeton Telegrafi.

Vuçiq në konferencën për shtyp tha se “informacione të caktuara flasin për”, siç tha ai, “autorët e mundshëm të krimit dhe se ato “nuk përputhen me atë që është komunikuar”.

“Unë nuk jam prokuror dhe nuk mund të flas për këtë”, tha Vuçiq, duke shtuar se ai e di “çfarë mund të ketë ndodhur”.

Atëherë, ai tha se edhe organet kompetente kishin “informata të caktuara” për atë krim, thuhet në arsyetimin e kërkesës për marrjen e Vuçiqit në pyetje.
Prindërit cituan edhe deklaratën e Vuçiqit nga 1 nëntori 2018 për TV Prva:

“Ne kemi informacione dhe oficerët tanë po hulumtojnë për informacion të plotë. Ne po bëjmë gjithçka dhe ata [prindërit] të jenë të sigurt se nuk do ta fshehim të vërtetën. Nëse janë shqiptarë apo serbë”, tha ai.
Përfaqësuesi i familjeve të dëmtuara, avokati Ivan Niniq, vlerëson se sipas të njëjtave kritere, të cilat janë zbatuar me rastin e marrjes së vendimit për pranimin e veprimeve dëshmuese të dëgjimit të të gjithë dëshmitarëve të tjerë të propozuar, të cilët janë paraqitur në publik lidhur me ngjarjen, duhet të merret ne pyetje edhe Aleksandar Vuçiq, transmeton Telegrafi.

“Vuçiq duhet të merret në pyetje veçmas, duke marrë parasysh përmbajtjen e deklaratës së tij të datës 28.12.2013, e cila është dhënë gjatë kryerjes së funksionit të shefit të Byrosë për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë dhe si e tillë ka peshë të veçantë dhe mund të kontribuojë në konstatimin e gjendjes faktike në këtë fazë të procedurës”, ka theksuar Niniq.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...