13/06/2024

Vazhdojnë të jenë të bllokuara pikë-kalimet kufitare Kosovë-Serbi

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në pikën kufitare Jarinjë, më saktësisht në pjesën e Serbisë rruga kryesore për në Rashkë, që nga mbrëmë është e pakalueshme për maunet me produkte të cilat tash e disa ditë janë bllokuar në këtë pikë.

Deri mbrëmë këto maune kanë qenë të vendosura vetëm në një anë të rrugës ndërsa që nga mbrëmë disa prej tyre janë bllokuar edhe në pjesën tjetër të rrugës.

Kjo është bërë si shenjë proteste e ndalimit të hyrjes në Kosovë të produkteve serbe, ky sanksion i cili është vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Gjatë ditës së sotme ka pasur përjashtime për disa prej automjeteve edhe me targa të Serbisë edhe të Kosovës. Janë lejuar vetura e autobusë, por jo maune të shteteve të tjera evropiane që këtë pikë e përdorin si pikë kalimi për import të prodhimeve të vendeve të tjera.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...