27/04/2025

Puntorët e shëndetsisë në Maqedoni paralajmërojnë protesta nëse nuk bëhet rritja e rrogave

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Punonjësit e shëndetësisë kërkojnë takim me ministrin e Shëndetësisë Fatmir Mexhiti për ta njoftuar për problemet, por nëse kjo nuk ndodh, paralajmërojnë protestë paqësore më 24 nëntor para Ministrisë së Shëndetësisë dhe marshim proteste drejt Qeveria më 2 dhjetor.

Disa nga punonjësit e shëndetësisë sot janë shprehur të pakënaqur për gjendjen shëndetësore.

“Ne kërkojmë rritje 30 për qind të pagave për mjekët dhe personelin mjekësor, si dhe për administratën publike në objektet mjekësore dhe stafin teknik. Gjithashtu kërkojmë rritje të shtesave për infeksion nga një në katër për qind, rregullim të statusit të të punësuarve të përkohshëm dhe punësim të tyre për kohë të pacaktuar, rishikim ose marrëveshje të re kolektive dhe takim me ministrin e Shëndetësisë” – përfundoi Gjoreski

 

Sipas tij, në marrëveshjen kolektive aktuale i shqetësojnë disa gjëra.

Ai theksoi se shumë punojnë në shëndetësi edhe pas dhjetë vitesh me status të pazgjidhur të punës.

Për shkak të gjithë kësaj, siç ka theksuar ai, një pjesë e madhe e stafit mjekësor po largohet dhe ka mungesë të stafit, në dëm të pacientëve. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...