12/10/2024

Qeveria fton qytetarët e komunave në veri për regjistrim në Zyrat e Punësimit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Qeveria e Kosovës ka ftuar të gjithë punëdhënësit dhe punëkërkuesit në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit të regjistrohen në Zyret e Punësimit në komunat e tyre për të aplikuar për masën e punësimit për qytetarët e këtyre katër komunave.

Masa ofron mundësinë e subvencionimit të 70% të pagës së punëtorëve të angazhuar për një periudhë prej gjashtë muajsh.

Udhëheqës i Zyrës së Punësimit në Komunën e Leposaviqit, Dragan Leseviq, ka thënë se në shkurt të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka lansuar masën e punësimit për qytetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

“Dua të inkurajoj bizneset që operojnë në këto katër komuna të regjistrohen në Zyrën e Punësimit në komunën e tyre në mënyrë që të përfitojnë nga kjo masë. Për t’u regjistruar përfaqësuesit e bizneseve duhet të dorëzojnë një kopje të certifikatës së biznesit ose organizatës joqeveritare, si dhe kopjen e letërnjoftimit të pronarit apo pronarëve…”, shtoi ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...