17/06/2024

Qeveria në pritje të raportit të BE-së për heqjen e masave: Borrell të konstatojë përmbushjen e kushteve

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kosova vazhdon të jetë nën masa sanksionuese nga Bashkimi Evropian, e gjithë kjo pas zhvillimeve që kishin ndodhur në komunat veriore.

Ndonëse, institucionet Kosovare përmbushën obligimet që u kërkuan pikërisht nga ndërkombëtarët përmes marrëveshjes së Bratisllavës, të njëjtit ende nuk kanë marrë vendim për largimin e sanksioneve.

Nga Bashkimi Evropian ditë më parë deklaruan se Përfaqësuesi i Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell është duke u marrë me një raport në lidhje me masat për Kosovën.

Sipas, Peter Stanos, vendimi për heqjen e masave, do të merret gjatë një mbledhje të Këshillit të Ministrave, ku do të jetë edhe raporti i hartuar nga Josep Borrell.

Udhëheqësit e shtetit, liderët politikë si dhe njohësit e çështjeve politike, në vazhdimësi kanë deklaruar se masat e vendosura ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta, duke kërkuar edhe largimin e tyre.

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, për Telegrafin u shpreh se masat duhet larguar, pasi Kosova ka përmbushur kushtet e vendosura, ku mes tyre ishte edhe mbajtja e zgjedhjeve në veri.

“Bashkimi Evropian duhet t’i largojë masat ndëshkuese e të padrejta ndaj Kosovës, teksa vendi ynë i ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura më herët, përmes marrëveshjes së Bratisllavës.

Me mbajtjen dhe përfundimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, nuk ka më asnjë kuptim vazhdimi i mbajtjes së masave. Situata në terren për të cilën padrejtësisht u akuzua Kosova për eskalim, tashmë ka muaj që është deeskaluar”, u shpreh ai.

Si pasojë e dështimit të këtij procesi, kryetarët aktualë shqiptarë në këto komuna e kanë siguruar edhe një vit mandat, pasi një proces i njëjtë nuk do të mund të zhvillohet në 12 muajt e ardhshëm./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...