02/01/2025

Rama: 325 familje aplikuan për subvencionim për çerdhe private, i lumtur që po e realizojmë dhe një premtim

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama,  ka njoftuar se 325 familje kanë aplikuar për të përfituar 70 euro subvencionim nga Kryeqyteti për regjistrimin e fëmijëve në Institucione Parashkollore Private. Rama ka bërë të ditur se javën që vjen do të shqyrtohen aplikimet dhe më pas do të publikohet lista përfundimtare.

“325 familje kanë aplikuar për të përfituar 70 euro subvencionim nga Kryeqyteti për regjistrimin e fëmijëve në Institucione Parashkollore Private. Kemi ndarë 100.000 euro, që i bie 125 fëmijë do të mund të regjistrohen në çerdhe falë ndihmës prej 70 euro nga Kryeqyteti. Javën tjetër do të shqyrtohen aplikimet e më pas do të publikohet lista e përfituesve. Shumë i lumtur që po e realizojmë edhe një premtim tjetër të fushatës”, ka shkruar Rama në Facebook.

Postimi i plotë:

KRYEQYTETI PËR FËMIJËT

325 familje kanë aplikuar për të përfituar 70 euro subvencionim nga Kryeqyteti për regjistrimin e fëmijëve në Institucione Parashkollore Private.

Kemi ndarë 100.000 euro, që i bie 125 fëmijë do të mund të regjistrohen në çerdhe falë ndihmës prej 70 euro nga Kryeqyteti.

Javën tjetër do të shqyrtohen aplikimet e më pas do të publikohet lista e përfituesve.

Shumë i lumtur që po e realizojmë edhe një premtim tjetër të fushatës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...