11/09/2025

Rama flet para samitit: Serbia do të marrë pjesë, e kundërta do të ishte katastrofë për Vuçiqin

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në prag të samitit të liderëve europianë dhe atyre të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ka mbajtur një konferencë për media.

Duke folur për refuzimin e Serbisë për të marrë pjesë në këtë samit, Rama u shpreh se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç që të vije në samit, sepse e kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe për atë vet.

“Unë nuk emocionohem nga asnjë lloj deklarate që bëjnë politikanët brenda apo jashtë vendit tonë për qëllime të politikës së tyre të brendshme. Serbia do të jetë në samit dhe presidenti i Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse që të vije në samit, ua them këtë me bindje sepse e kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe për atë vet besoj”, tha ai.

Disa ditë më parë presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor për shkak të, siç tha ai, reagimit “të turpshëm” të BE-së për emërimin e Nenad Rashiçit si ministër në Qeverinë e Kosovës.

Rama tutje ka thënë se ky samit është më i rëndësishmi në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit, pasi të gjithë liderët e Evropës së bashkuar zbresin për herë të parë në Tiranë.

“Modestisht duhet ta them që kemi luajtur rolin tonë për të ardhur në këtë kthesë dhe kemi dhënë një sërë provash se jemi gati për t’u vlerësuar dhe konsideruar ndryshe dhe këtu kam parasysh jo thjesht Shqipërinë, por Ballkanin Perëndimor në tërësi,” u shpreh Rama.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...