28/05/2024

Rama hedh poshtë lajmin në median italiane për kampin e refugjatëve: Shpifje skandaloze

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka hedhur poshtë si të pavërtetë lajmin e publikuar në median italiane ‘La Repubblica’ se ai ka pasur një telefonatë ‘të tërbuar’ me drejtorin e RAI 3 lidhur me emisionin investigativ “Report” transmetuar nga ky ekran pak ditë më parë.

Duke iu përgjigjur një kërkese për informacion, kryeministri Rama thotë se u skandalizua nga emisioni me ‘qasje kriminale’ dhe e quan ‘episod të turpshëm baltosjeje të Shqipërisë”.

Ndërsa La Repubblica ka edituar shkrimin për ‘telefonatën e tërbuar’ , për të cilën kryeministri shprehet se nuk ka pasur asnjë të tillë por thjesht një kërkesë për telefonatë lidhur “me shpifjen më skandaloze” të emisionit Report.

“Nuk ka pasur asnjë telefonatë me drejtorin e RAI3, po vetëm një kërkesë për telefonatë lidhur me shpifjen më skandaloze të emisionit Report, një episod për Shqipërinë e parë me sytë e shpifësve të mirënjohur të Tiranës dhe ku gazetari italian, me një paturpësi epike jo vetëm që nuk publikoi në emision asgjë nga përgjigjet me shkrim të pyetjeve të tij po me shkrim, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, po edhe u shfaq në një kanal ujrash të zeza në Tiranë ku foli për refuzimin e viktimës së tij për të dhënë përgjigje!

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm, i cili do të ngrejë padi penale për shpifësin, i është përgjigjur një për një me shkrim pyetjeve të tij, në afatin e kërkuar prej tij, në adresën e tij.

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...