27/07/2024

Refugjatët sirianë në Irak nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre

të fundit...

- Advertisement -spot_img

29.191 refugjatë sirianë banojnë në kampin Domiz në Duhok. Duke folur për Anadolu, me rastin e 20 Qershorit, Ditës Botërore të Refugjatëve, refugjatët sirianë theksuan dëshirën e tyre për t’u kthyer në shtëpitë e tyre

Sirianët që u larguan nga zonat nën kontrollin e organizatës terroriste PKK/YPG/PYD në vazhdën e lufttës civile dhe u strehuan në kampe në qytete të ndryshme në Qeverinë Rajonale Kurde të Irakut (IKRG), nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të pranisë së organizatës terroriste.

29.191 refugjatë sirianë banojnë në kampin Domiz në Duhok. Duke folur për Anadolu, me rastin e 20 Qershorit, Ditës Botërore të Refugjatëve, refugjatët sirianë theksuan dëshirën e tyre për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.

“Jeta si refugjat është shumë e vështirë dhe ne duam që ajo të përfundojë tani. Ne duam që kushtet në Siri të normalizohen dhe të kthehemi në tokat tona”, tha banori 62-vjeçar sirian i kampit, Abdurrahman Haydar Rejep.

Një tjetër refugjat, 36-vjeçari Adnan Khalid Muhammed, deklaroi se dëshira e tyre më e madhe është të kthehen në vendin e tyre.

“Nuk mund të kthehemi për shkak të situatës atje. Ne duam shumë, por fatkeqësisht nuk mundemi. Unë nuk kam qenë atje prej dhjetë vjetësh”, tha ai.

Ibrahim Khalil Kalo, 41 vjeç, i cili erdhi në Duhok nga qyteti sirian Qamishli, deklaroi se prej vitesh jeton larg shtëpisë së tij.

Kalo tha se prindërit e tij qëndruan në Siri dhe se ai nuk i ka parë për 11 vjet.

Organizata terroriste PKK/YPG/PYD, e cila merr armë dhe mbështetje trajnimi nga SHBA-ja, mban të pushtuar një të katërtën e territorit sirian.

Terroristët, të cilët janë të pranishëm në rajonet në lindje të Eufratit, kanë nën pushtim gjithashtu rrethet Manbij dhe Tel Rifat.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...